Pas zbulimit të laboratorit me drogë, sonte rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën Abdyl Rama në Suharekë pas një fjalosje në mes të dy personave ka ardhur deri te përleshja mes tyre, me ç’rast një person ka marr lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur e se Policia është duke u marrë me rastin dhe ndërkohë do të dal me njoftim për më shumë detaje.
Në anën tjetër nga burime të SuharekaOnline mësohet se gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka hudhë një shishe prej qelqit në drejtim të viktimës me çrast e ka goditur në fytyrë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e QKMF-së në Suharekë, por me udhëzimi të mjekut i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. /Botapress.info/
LEXO EDHE KETE