Botapress, 18 Gusht – “Krejt dhe Drejt” ka qenë sllogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet nacionale të 14 Shkurtit të këtij viti. Ky sllogan dha rezultate të jashtëzakonshme për Vetëvendosjen dhe Listën Guxo duke i fituar KREJT votat e mundhshme për pushtetin parlamentar dhe ekzekutiv në vendin tonë, shkruan Botapress.
Por, gati 6 muaj pas këtyre zgjedhjeve duket se zhgënjimi ka shpërfaqur një pjesë të opinionit publik përfshirë edhe aktivistë e votues të Vetëvendosjes. Përkeqësimi i situatës me infketime ka bërë që të shpërthejë humori në rrjetet sociale edhe me slloganin e njohur të Vetëvendosjes.
“Krejt dhe drejt…e në spital” është një prej sloganin humoristik që po shpërndahet në rrjetet sociale këto ditë, përcjellë Botapress.