Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Edesës në Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, të cilët kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll.
Bëhet fjalë për tre burra me origjinë shqiptare, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.
Në fakt, dy 29-vjeçarët së bashku me 40-vjeçarin, për t’u kujdesur për fidanët e kanabisit, kanë përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit.
Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.
Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë.
Të arrestuarit me procedimin penal të ngritur në ngarkim të tyre do të dërgohen në Prokurorinë e Rrethit të Kozanit.



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e