Më datë 01.10.2022, rreth orës 23:00, është raportuar se në Graçanicë përballë një diskoteke nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin; Xh. I, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“E dërgoi te një parking i ra shuplakë kreu marrëdhënie”, detaje nga rasti 2 i dhunimit
“I njëjti sot më datë 05.10.2022, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për t;u proceduar më tej nën dyshimet për rastin “Vrasje në Tentativë”, njofton policia.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë; Revole e tipit P. Undercover si dhe katër (4) copë fishek.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/310348524_393728626300735_7248201003797693090_n-785x600.jpg)