Të shtunën para një lokali-diskoteke në Graçanicë ka ndodhur një plagosje.Kështu ka raportuar Policia e Kosovës në raportin e së hënës.
Personi i plagosur ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Krizë për punëtorë, në këto shtete mund të merrni më lehtë një vizë pune
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Graçanicë 01.10.2022 – 22:50. Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime.