Një person është plagosur me armë zjarri të mërkurën rreth orës 02:30 në Kamenicë, transmeton Botapress.info.
I dyshuari derisa po tentonte të kryente vjedhje në një vend punishte, me të parë rojën ka shtënë me armë në drejtim të tij.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Botapress.info/