Një pjesëtar i policisë së Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës më 01 nëntor 2025, në pikën kufitare Jarinjë, nën dyshimin për import, eksport, furnizim dhe transport të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.
Sipas raportit zyrtar, i dyshuari është ndaluar në hyrje të Kosovës rreth orës 10:02, teksa po udhëtonte me një veturë me targa të Beogradit.
Gjatë kontrollit të detajuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serb.
Nga i dyshuari janë sekuestruar edhe një sërë dokumentesh zyrtare dhe pajisjesh policore, përfshirë: kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe të Kosovës, pasaportën serbe, një palë spaleta uniformash, dorëza dhe një USB.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në