Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, do të ketë reduktime në pjesën dërrmuese të kryeqytetit.
“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”.
Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm, KRU Prishtina tha se ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7. Ua kujtojmë që kanali i Ibër Lepencit menaxhohet nga NH ” Ibër Lepenc””.