Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate, ku thuhet se deri të vendimi për pezullimin e grevës kanë ardhur pas takimit që ky Këshill ka mbajtur sot me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës.”, thuhet në kumtesën e KGJK-së.