Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, pak kohë pasi SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën.
Ai është parë duke hyrë në hapësirat e ambasadës rreth orës 15:00.
Pak më parë, kreu i LDK-së reagoi në Facebook duke thënë se “koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”.
“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran” shtoi ai.
Kreu i LDK’së adresoi kritika të ashpra ndaj Kurtit dhe VV’së.
“Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës”, ka shkruar Kryetari i LDK’së.



Të tjera
Aktuale
“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin
Lajme
Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar
Showbiz
Melissa mahnit ndjekësit me pozën provokuese me fustan të hapur
Melissa M, një influencere shqiptaro-boshnjake me