Petrit Rudi: Lumir, mos u dorëzo!

 

 

Ne te kaluaren, kur Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa gjate fushatave zgjedhore premtonin kurre koalicion me PDK-ne, dhe me pas perfundonin ne koalicion me PDK, atehere i sulmonin e kritikon per thyerje premtimesh, e ndryshim qendrimesh. Ajo cfare ben te dy, padyshim qe ishte gabim, per cka LDK edhe e pagoi shtrejt.
E sot, kur Lumir Abdixhiku po i qendron prapa nje qendrimi dhe premtimi qe e kishte dhene gjate fushates zgjedhore, po sulmohet ne te gjitha menyrat. Lumirit po i kerkohet te tradhtoje si Sejdiu dhe Mustafa, vec me dike tjeter tash! Eshte nje gabim dhe e pa precednte nje gje e tille.
Ne vend te sulmeve, Lumiri duhet te pergezohet, se po vendos nje standard te ri. Mbajtja e nje premtimi, gje e cila eshte veshtire te mbahet ne politike.
LDK ka dal partia e trete ne zgjedhje. Ka zgjedhur te qendroje ne opozite, dhe si e tille vendimi i saj duhet te respektohet.
Pse nuk po sulmohet Kurti per mosmbajtje premtimesh, kur dihet se premtonte se i vetem do ta formonte qeverine?
Pse Kurti po thyen premtimin e tij, se “opozita nuk eshte reformuar ende per te bashkepunuar, se opozita jane bashkepuntore te Vuçiqit”?
Pse nuk po sulmohet Kurti se po shkel gjitha premtimet e tij, sepo deshiron te bashkeqeverise me “bashkepuntore te Vuçiqit”?
E çuditshme kjo qe po ndodhe ne Kosove. Militanta, e keni zgjedh krahun e gabuar per te goditur. Zgjohunk, se askush nuk iu ka faj e borgj.
Lumir, vetem me mbajtje premtimesh dhe zotimesh e rikthen LDK-ne aty ku duhet. Mos u dorezo!