Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi dhe fakte lidhur me rastin “Sarajevo safari”, duke theksuar se për hetimin dhe gjykimin e tij duhet të angazhohet një instancë e posaçme ndërkombëtare gjyqësore.
Ndaj deklaratave të Kurtit ka reaguar përmes “X”, kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq. Ai pretendoi se “sulmet e bashkërenduara” ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sipas tij me “skenarë të shpikur” synojnë, sipas tij, ta dehumanizojnë atë, duke i cilësuar pretendimet për “Sarajevo safari” si të pavërteta dhe të mohuara më parë.
Tutje, Petkoviq duke propaganduar shtoi se “nuk do t’ia dalin! Por do të vijë dita e gjykimit kur Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj serbëve”.
Sulmi i përbashkët i Kurtit dhe bllokuesve ndaj Presidentit Vuçiç me skenarë të sajuar janë pjesë e së njëjtës matricë dhe burojnë nga e njëjta qendër pushteti me qëllim çnjerëzorizimin e Vuçiqit. Nuk ka gënjeshtër që ata nuk do ta përhapin, përfshirë këtë për “Safari-n e Sarajevës” që është mohuar njëqind herë, vetëm për ta rrëzuar atë”.
“Ata nuk do t’ia dalin mbanë! Por do të vijë dita për gjykatën ku Kurti do të mbahet përgjegjës për të gjitha krimet kundër serbëve’, ka propaganduar Petkoviq. /Gazeta Express




Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen