Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk është diskutuar në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Kjo pasi kryetarja e këtij komisioni Duda Balje ka bërë të ditur se ky peticion nuk ka ardhur fare në komision.
“Nuk e kemi në rend të ditës peticionin për Mitrovicën, ky peticion nuk ka ardhur tek ne është punë e Kryesisë”, tha ajo.
Eurodeputeti austriak kritikon masat e BE-së për Kosovën: Provokimet erdhën nga Vuçiqi
Ndërsa, deputeti i VV-së Shemsi Syla, ka bërë të ditur se në Grupin Parlamentar të VV-së kanë marrë një kopje të peticionit.
Deputetja Teuta Haxhiu tha se me këtë rast po luhet me ndjenjat e qytetarëve.
“Asnjëherë nuk i është drejtuar një peticion i tillë në komision. Asnjëherë nuk është drejtuar me shkrim. Ne kemi pasur shumë shkresa të tjera, por për ketë jo. Këtu është vendi përkatës. Komuna, z.Bahtiri nuk e ka ditur rrugën për ta dërguar në komisionin përkatës. Ne e shqyrtojmë peticionin. Kryesia, Qeveria janë dy rrugë të tjera, ne si grup punues e shqyrtojmë peticionin dhe neve nuk na ka ardhur. Ky është grupi punues dhe nuk ka ardhur asnjëherë. Janë duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve, të mos bëjmë politikë”, tha Haxhiu.