…Për zyrtarizimin e 2 dhjetorit si “DITA E RUGOVËS”, gjasat janë që do të fillojmë me organizim të peticionit aty kah Shtatori/Tetori 2022.
Siç e dini 8vite më parë i kisha kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Kosovës, grupeve parlamentare, Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit – që në nderim të kontributit të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova që datave historike të Kosovës t’i shtohet edhe 2-dhjetori si “DITA E RUGOVËS”, pasi mungesa e tij realisht varfëron historinë e vërtetë të rrugëtimit të Kosovës drejt Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë. Dhe padiskutim se Lëvizja Paqësore në Kosovë dhe internacionalizimi i çështjes së Kosovës në vitet ’90-a lidhet pashmangshëm me emrin IBRAHIM RUGOVA!
Edhe 8 vite më pas një gjë e tillë ende nuk është realizuar. Prandaj, do të organizohemi si qytetarë të vullnetit të mirë, kushdo që të dojë që me PETICION t’i drejtohemi Kuvendit të Kosovës me një kërkesë të tillë që i bën nder edhe vetë Kosovës e popullit shqiptar kudo që ndodhet!
Brezave të tashëm dhe atyre që vijnë kemi obligim t’ua lëmë historinë e vërtetë dhe pa mohuar kontributin dhe sakrificën e gjithsecilit në mënyrën e vet në arritjen e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!
Ndërsa Peticionin e dytë, do ta kemi vitin tjetër 2023 dhe do t’jetë koxha e madhe…
6.07.2022