Pesë kandidatë për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës rezultojnë të kenë qenë më të dëmtuarit nga procesi i numërimit të votave, pas parregullsive të evidentuara gjatë këtij procesi.
Sipas të dhënave pas rinumërimit, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Bekim Haxhiu dhe Abelard Tahiri janë kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota padrejtësisht.
Bëhet e ditur se atyre u janë vjedhur rreth 3 mijë vota gjithsej, transmeton IndeksOnline.
Më i dëmtuari nga ky proces rezulton të jetë Arian Tahiri, të cilit i mungonin 780 vota.
Lidhur me këto parregullsi, prokuroria e shtetit ka nisur hetime për manipulimet e dyshuara në disa komuna, ndërsa si komuna me më së shumti raste të evidentuara përmendet Prizreni.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pas përmbylljes së procesit të ankesave në PZAP dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës, pritet edhe certifikimi zyrtar i rezultateve



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të