Përveç dy viktimave, është raportuar se edhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi të martën në një park industrial në Gjermani.
Nga policia kanë thënë se ende nuk mund të japin detaje derisa të identifikohen tri viktimat e fundit.Ndërkaq, raportohet se dy persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Nga ky shpërthim u lënduan 31 persona.Policia është duke hetuar shkaqet e shpërthimit në parkun Chempark të Leverkusenit, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’u bëjnë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë dhe të shmangin kontaktin me ajrin.
Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.