Një person është vrarë sot në rrugën C në Prishtinë. Klan Kosova mëson se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri.
Trupi i pa jetë i viktimës edhe gati pas dy orëve është akoma në veturë.
Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se larg vendit të ngjarjes është gjetur një veturë e përfshirë nga flaka.
“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë Ahmeti./Botapress.info/