Në emisionin Pressing në T7 po diskutohen veprimet e avokatit Arianit Koci para Kuvendit të Kosovës, për të cilat Valon Syla thotë se po i bën vetëm për “ t’i hy në qejf Albin Kurtit”.
Kjo u mohua nga Koci, duke thënë se këto veprime po i bën vetëm si qytetar i vendit, dhe thekson se nuk mendon që është njeri i politikës.
Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga debati i tyre:
Syla: Vonë je dal me nxon naj Albin a naj sen, kur tu ka kthy Svecla niher ti u stepe, a gjeneralit Dautit i merrshe gjyks. A nuk është e tepërt?
Koci: Po po u tuta, je tu e deformu komplet situatën
Syla: Nuk është punë e jotja me bo koalicionin
Koci: Po spo du me bo koalicionin, po du me arrit marrëveshjen nëcfarëdo forme.
Syla: Po hiq bre sbon me arrit marrëveshjen, ti je avokat, ti paguhesh për orë, a po të pagun Albini për orë
Koci: Këtu nuk kam dalë në cilësi të avokatit, por në cilësi të qytetarit
Syla: Unë po tutna që ki me mbet pa kondicion, herë në Serbi, herë në Maqedoni, herë në parlament, herë përfundi, herë në televizor
Koci: A ma mirë qështu qa po boj, a hiq mos bo sen
Syla: Pse spo hin në politikë?
Koci: Nuk jam për politikë.
Syla: Aktiviteti yt është puro politik, ky me këtë sjellje duhet me hi në politikë. Personalisht cka mendoj unë, me ato sjllejet e veta ka pas qef me i hi pak qef Albin Kurtit. Ka qef me kon ambasador në Beograd.



Të tjera
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në
Uncategorized
Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë
53-vjeçarja që u aksidentua këtë të
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët