Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media duke konfirmuar ofrimin e dorëheqjes nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit.
Ai tha se do ta ofrojë dorëheqjen dhe i mbetet Kuvendit të partisë të pranojë ose jo dorëheqjen e tij.
“Takimi i parë pas rezultatit zgjedhor, trajtuam të gjitha çështjet dhe çka na pret në të ardhmen. Edhe sonte ju njoftoj se në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e LDK-së kemi vendosur të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pas kryesisë dhe pastaj Kuvendin. E kam obligim moral, e politik jo vetëm të sjelljes sime të marrë përgjegjësinë por të shtroj tutje edhe organzimin politik të LDK-së, dhe nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së së dorëheqjes dhe pastaj Kuvendi i LDK-së përmes votës të vendosë se a e pranon apo jo këtë dorëheqje”, tha Abdixhiku para mediave, transmeton Gazeta Express.
Ai shtoi se secili anëtar i LDK-së ka të drejtë të parashtrojë kandidaturën e tij për të parin e partisë.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka