Botaprfess, 16 Shtator – Ditë më parë Fatmir Hasani kandidat për kryetar të Mitrovicës nga VV-ja doli haptas kundër Agim Bahtirit duke e akuzuar se ai gjatë qeverisjes së Mitrovicës ka punësuar femra dhe se e ka bërë harem komunën.
Hasani doli publikisht se do ta votoj kandidatin e LDK-së Armend Agollin për kryetar të komunës dhe jo Agim Bahtirin, shkruan Botapress.
Hasani i VV-së për Bahtirin: Punëson femra, e ka bë harem komunën- Do ta votoj kandidatin e LDK-së
Por duket se Fatmir Hasani nuk është i vetmi në Degën e Vetëvendosjes që mendon kështu. Së fundi edhe anëtari i VV-së aktivisti i VV-së, sociologu mitrovicas Ramadan Beshiri i cili sot ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka folur për gjendjen e qytetit të Mitrovicës dhe zgjedhjet.
Beshiri ka thënë se Agim Bahtiri nuk përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosjen dhe duhet ndëshkuar me votë, pasi i njejti ka qerverisur me familjarë dhe miq.
Përfaqësuesi i grupit “Tavnik City” ka porositur kandidatët që mos të premtojnë më vende pune dhe bashkim të qytetit, pasi sipas Beshirit më “nuk dhezin” këto premtime.
Tutje ai ka shtuar se qyteti ka pësuar regres dhe varfëri, ndërsa edhe drejtorët që kanë udhëhequr me digastere nuk kanë qenë të thirrur për ato drejtori që kanë udhëhequr.
“Agim Bahtiri mund të udhëheq mirë një fabrikë të këpuradhave në Holandë, por komuna e Mitrovicës nuk është fabrikë për këpurdha, ajo duhet të udhëhiqet nga intelektual dhe persona të përgatitur”, ka thënë Beshiri.
Në pyetjen e gazetarit se a mund të pësojë nga VV për këto fjalë, Beshiri ka thënë jo, pasi vetë Albin Kirti na ka mësuar ta kundërshtojmë të pa drejtën.