Koreja e Jugut ka sinjalizuar se është e gatshme të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar kalim të sigurt dhe të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit.
“Pjesëmarrja në deklaratën e përbashkët është e rëndësishme në konfirmimin e gatishmërisë sonë për të kontribuar në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar kalim të sigurt dhe të lirë në Ngushticën e Hormuzit,” kanë deklaruar nga ministria e Jashtme.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi Ngushticën, duke dënuar sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare dhe mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit.
Ata shtuan se janë të gatshëm të kontribuojnë në “përpjekjet e duhura për të siguruar kalim të sigurt përmes Ngushticës”. Bahreini dhe Kanadaja gjithashtu shprehën gatishmëri për t’u bashkuar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u kishte bërë thirrje aleatëve të dërgonin anije luftarake dhe minapastruese për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, në një përpjekje për të qetësuar tregjet globale të naftës, por askush nuk ka marrë ende angazhime të forta. Më vonë ai sulmoi ashpër aleatët e NATO-s për mosndihmën e SHBA-së dhe i quajti ata “frikacakë” që nuk ndihmuan në sigurimin e ngushticës.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të