Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi pak a shumë si herët e fundit, kryesuesi Avni DEhari kërkoi propozimet për anëtar të komisionit për votim të fshehtë, por një gjë e tillë s’kaloi.
Për disa herë me radhë partitë opozitare kanë thënë se nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi sipas tyre nuk është kushtetuese të ndërrohet mënyra e votimit.
Pas dështimit, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se e njëjta do të vazhdojë më 11 maj në ora 10:00.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, dje tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.
“I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses.”



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir