I pari i Prishtinës, Përparim Rama, për nder të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka prezantuar disa prej ekipit të punëtorëve të komunës së Prishtinës të cilët çdo ditë u ofrojnë shërbime qytetarëve të komunës së Prishtinës.
Ragipi, Shabani, Lendidta, Fatmirja, Shaipi e Burbuqja janë disa prej punëtorëve të Administratës së komunës së Prishtinës, të cilët sipas Ramës, janë…” janë heronjtë e prapaskenës, frymëzim e motivim për mua!”
Në postimin e tij në Facebook; Përparim Rama ka shkruar:
𝗥𝗮𝗴𝗶𝗽𝗶 është recepsionisti në hyrje të objektit të #Kryeqytetit, i cili kujdeset për orientimin e qytetarëve për te sportelet përkatëse.
𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶 është përgjegjës i autoparkut që na e lehtëson dhe organizon lëvizjen me automjete çdo ditë.
𝗟𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁𝗮, përveçse i shërben Kuvendit Komunal me pozitivitet e profesionalizëm, është një arkiv i gjallë me përvojën e saj gati 20 vjeçare.
𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿𝗷𝗮 kujdeset për mirëmbajtjen e zyrave dhe të ambienteve të përbashkëta në kabinet, gjithmonë e buzëqeshur dhe e papërtueshme.
𝗦𝗵𝗮𝗶𝗽𝗶 me shumë durim e përgjegjësi i pranon kërkesat tuaja nëpërmjet telefonit në Qendrën e Thirrjeve.
𝗕𝘂𝗿𝗯𝘂𝗾𝗷𝗮 është për çdo ditë në kontakt me ju, duke ju pajisur me dokumentet e gjendjes civile.
Jemi me fat që kemi punëtorë si këta e si shumë e shumë të tjerë në #Kryeqytet, që për çdo ditë punojnë pa u ndalë për të na ofruar shërbimet e nevojshme.
Ata janë heronjtë e prapaskenës, frymëzim e motivim për mua. Prandaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, u përulem për punën e tyre të mrekullueshme!🙏
Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve! 💙