Përparim Rama: Pavarësisht bllokimit të buxhetit, operatorët e transportit urban nuk e ndalën punën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim operatorët e transportit publik urban.

Rama ka falënderuar ata për shërbimin që bëjnë ndaj mbi 100 mijë qytetarëve.

“Falenderim për Operatorët e Transportit Publik Urban Mirënjohje të sinqertë për operatorët tanë të transportit publik që çdo ditë u shërbejnë mbi 100 mijë qytetarëve të Prishtinës, me 120 autobusë, 450 punëtorë”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se pavarësisht bllokadave nga niveli qendror, këto operatorë nuk e ndalën punë asnjë ditë.

“Pavarësisht bllokadës së mjeteve qe e ka bërë qeveria, ata nuk e ndalën asnjë ditë punën dhe qëndruan në shërbim të qytetarëve.  Sot u zotuan prapë se janë krah për krah për zhvillimin dhe qytetarin  Faleminderit për punën e ndershme dhe përkushtimin tuaj”, ka shkruar Rama.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive