Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim operatorët e transportit publik urban.
Rama ka falënderuar ata për shërbimin që bëjnë ndaj mbi 100 mijë qytetarëve.
“Falenderim për Operatorët e Transportit Publik Urban Mirënjohje të sinqertë për operatorët tanë të transportit publik që çdo ditë u shërbejnë mbi 100 mijë qytetarëve të Prishtinës, me 120 autobusë, 450 punëtorë”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se pavarësisht bllokadave nga niveli qendror, këto operatorë nuk e ndalën punë asnjë ditë.
“Pavarësisht bllokadës së mjeteve qe e ka bërë qeveria, ata nuk e ndalën asnjë ditë punën dhe qëndruan në shërbim të qytetarëve. Sot u zotuan prapë se janë krah për krah për zhvillimin dhe qytetarin Faleminderit për punën e ndershme dhe përkushtimin tuaj”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur