Përparim Rama pas votimit: Uroj që më i miri të fitojë

 

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama pasi ushtroi të drejtën e votës ka uruar që të fitojë më i mirë, e duke theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të dalin e të votojnë, raporton Ekonomia Online.

“Më parë isha me Kristalen dhe fëmijët me tregu respekt për ushtarët britanik që kanë dhënë jetën për lirinë dhe paqen që sot e gëzojna në kryeqytet e në gjithë Kosovë. Uroj të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje. Uroj që më i miri të fitoj, të fitojë zhvillimi, progresi , një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin e vendin tonë”, tha ai.

Sa i përket rëndësisë se zgjedhjeve, ai tha se këto zgjedhje definojnë dhe të ardhmen e kryeqytetit.

“Mendoj që këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe këto nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të ardhmen e gjithë vendit, kështu që është shumë  e rëndësishme që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, deklaroi Rama.

Të tjera

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

Sot parashikohet të mbajë mot me

Aktuale

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e

Aktuale

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike