Botapress, 1 Qershor – Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, për herë të parë do të flasë për opinionin rreth planit të tij për Prishtinën, kryeqytetin e Republikës së Kosovës, njofton Botapress.
Rama do të jetë mysafir i emisionit Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova.
Kjo është paraqitja e tij e parë publike për medie dhe opinioni do të ketë rastin të shoh dhe të dëgjojë arkitektin me famë botërore për të ardhmen e Prishtinës, nëse ai fiton garën për të parin e kryeqytetit, njofton Botapress.