Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e madh se probkemit të mbeturinave në Kryeqytet po i vjen fundi.
Rama ka thënë se “Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.
Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Në fund, qytetarë të dashur, ju lus të jeni të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që të mbajmë Prishtinën tonë të pastër, ka thënë i pari i Prishtinës përmes një video të postuar në Facebook, përcjellë Botapress.
PER VIDEO Facebook