Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Rama tha se kur flet Murati për buxhet dhe interes të shtetit është qesharake.
Rama tha se Murati e ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetin që prej 11 muajsh.
Postimi i plotë:
HIPOKRIZIA JUAJ KA KALUAR ÇDO KUFI!
Hekuran, të flasësh ti për “rrezikim të buxhetit” dhe “interes të shtetit” është qesharake. Ti që prej 11 muajsh e ke bllokuar buxhetin e Kryeqytetit, i ke ndal projektet kapitale, i ke blloku investimet e huaja dhe madje i ke bllokuar edhe të hyrat vetanake të qytetarëve, vetëm pse Prishtina nuk ju bindet politikisht. Kjo nuk është politikë, ky është shantazh institucional.
Shto këtu faktin që Prishtina kontribuon mbi 49.8% të të hyrave tatimore të buxhetit të Kosovës. Pra, ju po e bllokoni pikërisht komunën që mban financiarisht shtetin, për të cilin sot dilni e shisni moral të rremë.
Këtë e vërtetoi edhe raporti i International Crisis Group, i cili thotë qartë se Qeveria ka bllokuar komunat që nuk qeverisen nga VV.
Mos u lodhni duke ia hedhur fajin të tjerëve, Kosovën e keni futur në krizë prej 9 shkurtit. Paaftësia juaj është problem, por dashakeqësia juaj është rrezik kombëtar.
Patetikë jeni kur hiqeni si shpëtimtarë, ndërkohë që vetë e keni futur Kosovën në krizë.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një