Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur sot një fjalim në parlamentin rus përpara një audience të madhe por jo të entuziazmuar dhe të përgjumur.
Një nga zyrtarët që ishte në rreshtin e parë shihet teksa e merr gjumi derisa Putin flet.
Ndërkohë në rrjete sociale është kapur edhe momenti kur kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov është në luftë me gjumin dhe bën përpjekje që të mbetet zgjuar derisa Putin vazhdon fjalimin e tij. /Expres/