Pas afër tri orësh, ka përfunduar takimi i minatorëve me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.
Minatorët u shprehën kategorikisht kundër nisjes së punës pa u ekzekutuar pagat, ndërsa nga menaxhmenti u premtua një zgjidhje ditëve në vazhdim.
Bashkim Kurti, kryeshef i ndërmarrjes Trepça, tha se e kemi marrë shumë seriozisht çështjen e Trepçës, dhe për të dalë nga kjo situatë duhet bashkëpunimi i dy palëve.
“Po besoj se bëjmë zgjidhje, meqenëse e kanë marrë shumë seriozisht çështjen që jemi ne si Trepçë por me dalë nga kjo situatë duhet bashkëpunimi i dy palëve. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar, ju kryeni punën e juaj e ne e kryejmë punën tonë”.
“Si menaxhment e kemi bërë të pamundurën për me dalë prej situatës në të cilën jemi. Askujt nuk i konvenon kjo situatë sepse sot jemi në ditën e 23-të, mesatarisht me 250 ton xehe është dashur me dal mbi 9 mijë ton xehe e që kur i konverton në para, atëherët pagat tona i kishim kryer sot”, u shpreh Kurti, teksa shkaktoi irritim tek punëtorët.
“Por nuk po kryhen bre krye shef sepse plani afatgjatë është shumë i mirë”, u shpreh një minator. “Neve na duhen pagat, ose një premtim shumë të shpejtë, ekzekutohen pagat e ne kthehemi në punë”, u shpreh minatori.
Në fund, kryeshefi tha se gjatë ditës do të mbajë një takim me Bordin për të gjetur një zgjidhje. /EO



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is