Ka përfunduar takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell.
Në takim me shefin e diplomacisë evropiane është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.Pas këtij takimi pritet të mbahet i ashtuquajturi takimi trilateral: BE-Kosovë- Serbi.
Tri opsione dhe tre skenarë: Çfarë ndodhë në Veri nëse nuk ka marrëveshje në Bruksel?
Borrell mbrëmë ka deklaruar se duhet të ndodhë de-përshkallëzimi i situatës.
“Unë do të thërras nesër (sot) një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme. /Botapress.info/