Është shtyrë për javën e ardhshme debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit, në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë së koronavirusit.
Ky debat është kërkuar nga shefi I grupit të PDK’së, Abelard Tahiri, por i cili më vonë tha se mund të shtyhet edhe për ndonjë herë tjetër.
Pas konsultimeve mes Tahirit dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, është vendosur se kjo seancë do mbahet të enjten e radhës.
“Me një konsensus të arritur, kjo seancë shtyhet për javën e ardhshme – të enjten e ardhshme”, tha kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.