Në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, sot është organizuar një pritje për ta shënuar 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Gazeta Express ka kontaktuar me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
Ai ka thënë se ndeja tashmë ka përfunduar pa ndonjë problem apo përpjekje për ta penguar.
“Përfundoi tash. Nuk pati kurrfarë problemi”, ka thënë ai.