Kosova U17 ka humbur 2-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionat Evropian 2022.
“Dardanët” pësuan dy herë gjatë pjesës së dytë.
Ishte fillimisht Kremchanin që shënoi për avantazhin e ukrainasve në minutën e 75’, për ta vulosur më pas fitoren me golin e Gusiev në minutën e 90’.
Kjo ishte njëkohësisht ndeshja e parë në grupin 6 për djemtë e Arsim Abazit.
Pos Ukrainës, në grup me Kosovën gjenden edhe Polonia e Italia.
Ndeshja e radhës për “Dardanët” do të jetë ajo kundër Italisë më 23 prill, ndërsa tri ditë më vonë do të masë forcat kundër Polonisë.