Botapress 30 Qershor – Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie, raporton Express.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, i cili po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.
Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.
Pamje nga aksioni i Policisë te Ministria e Bujqësisë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë, janë duke zhvilluar një aksion nëpër disa qytete të Kosovës.
Një prej lokacioneve ku po zhvillohet aksioni është edhe Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.
Express mëson se pritet arrestimi i 23 personave në qytete të ndryshme të Kosovës, ku tetë prej tyre janë zyrtarë të Agjencionit të Zhvillimit për Bujqësi.
Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve/