Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Çmimet e larta ua vështirësojnë qytetarëve bërjen e ajvarit dhe turshive
Ahmeti tha se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar zjarr-vënie./Botapress.info