Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB ka thënë se ka ardhur koha që të mbyllet UNMIK-u në Kosovë. Jeff Bartos ka thënë se takimet e UNMIK-ut janë të padobishme dhe se SHBA s’dëshiron që të ketë shpenzime për diçka të tillë, shkruan Gazeta Express.
“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”, ka thënë ai.
“SHBA u bën thirrje shteteve anëtare të mbyllin operacionin e saj”, ka thënë Bartos tutje.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i shmangin veprimet esklauese dhe të punojnë për njohjen përfundimtare.
“SHBA nixisin Kosovën dhe Serbinë të shmangin eskalimin dhe të ndërtojne paqe me qëllim final njohjen përfundimtare. Këto janë qëllimet e admirueshme që SHBA i mbështet”, ka deklaruar ai



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike