Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë janë numëruar rreth 25 përqind e votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal.
LDK vazhdon të renditet si parti e parë me 30.56 përqind, e ndjekur nga PDK me 22.62 përqind, VV me 21.19 përqind dhe AAK me 9.67 përqind, shkruan Reporteri.net.
Përparim Rama, si bartës liste, është më i votuari i LDK’së me 6 mijë e 634 vota. Emrat pas tij janë Bujar Gashi me 351 vota, Bekim Gashi me 321 vota, Milazim Vitija me 318 vota dhe Fadil Aliu me 251 vota.

Uran Ismaili si bartës liste i PDK’së ka 4 mijë e 906 vota. Më të votuarit pas tij janë Agron Canolli me 268 vota, Leutrim Retkoceri me 214 vota, Besianë Masmurati me 196 vota dhe Trim Syla me 179 vota.

Tek VV, më e votuara është Mrika Limani Myrtaj si bartëse e listës me 4 mijë e 595 vota, e ndjekur nga Gëzim Sveçla me 343 vota, Jeta Bujari me 231 vota, Berita Abazi Muhadri me 165 vota dhe Egzon Azemi me 162.

Bekë Berisha i AAK’së, si bartës liste ka marrë 2 mijë e 98 vota. Kreshnik Smajlaj renditet pas tij me 168, Yll Bogaj me 143, Burhan Pajaziti me 111 dhe Endrit Gashi me 108.
Ndryshe, në garën për të parin e komunës, Përparim Rama i LDK’së dhe Hajrulla Çeku i VV’së përballen në balotazh më 9 nëntor.




Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive