Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Reagimi i saj vjen pas fjalëve të Ymer Fejzullahut nga ZRRE, i cili iu drejtua qytetarëve me fjalët: “Gjejeni rrymën më lirë dhe blijeni.” Bajrami e ka cilësuar këtë deklaratë si tallje me qytetarët dhe ka ngritur pyetjen nëse Qeveria dhe ZRRE po tallen me ta, duke aluduar se në sektorin energjetik mund të jetë duke lulëzuar mafia.
“KEK-u, që është ndërmarrje publike, ia shet KESCO-s energjinë me çmim 29.5 euro/MWh, ndërsa çmimi i energjisë në bursën HUPX nuk bie nën 100 euro/MWh. Ata që i dinë më së miri këto fakte, po tallen me qytetarët sot e çdo ditë,” ka shkruar Bajrami.
Ajo ka kritikuar edhe mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë, duke thënë se kjo çështje prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve dhe dëmton ekonominë e vendit.
Sipas Bajramit, KEK-u ka një marrëveshje që e detyron t’ia shesë të gjithë energjinë e prodhuar KESCO-s, e cila më pas e shet me çmime të dyfishuara.
Ajo thekson se qytetarët nuk kanë mundësi të blejnë energji më lirë, pasi operatorët privatë të licencuar nga ZRRE-ja nuk mund të furnizohen nga KEK-u.
Në fund të reagimit të saj, Bajrami ka ngritur dy pyetje: “Për kë po punon Qeveria/ZRRE-ja? A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?”
Të tjera
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026
Banka Botërore ka parashikuar se rritja
Aktuale
Pauza që po ‘dëmton’ shërbimin, ankohen qytetarët për pritje të gjata në Stacionin Policor
Në Stacionin Policor – Qendra, ka
Aktuale
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, deklarohet ZRrE
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar