Destinacionet më të preferuara të kosovarëve për të kaluar fundjavën mbesin Shqipëria e Mali i Zi.
Njëjtë ndodhi edhe këtë fundjavë, ku është vërejtur fluks i madh i qytetarëve në pikën kufitare Vërmicë/Morinë, e cila lidh Kosovën e Shqipërinë, por që shfrytëzohet edhe për shkuarje në Mal të Zi.
Indeksonline ka siguruar të dhëna nga Policia e Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve për katër ditë radhazi, konkretisht gjatë periudhës 28 prill – 1 maj.
Vetëm gjatë katër ditëve të lartëpërmendura, policia ka regjistruar në dalje 101,076 qytetarë të cilët kanë kaluar kufirin Vërmicë/Morinë.
Dita që pati më së shumti dalje të kosovarëve është 29 prilli (e shtunë). Vetëm gjatë asaj dite, nga vendi dolën 34228 persona.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/05/343672724_6296894683682495_1964243941956592090_n.jpg)