Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar vizitë përgjatë ditës së mërkurë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenca, derisa ende nuk është publikuar agjenda e takimit të Pendarovskit me krerët shtetëror, raporton lajmi.net.
Vizita e tij ka bllokuar rrugët kryesore të Prishtinës, duke shkaktuar kolona të gjata në mënyrë që të shfrytëzohen rrugët alternative.
Siç është bërë e ditur nga kabineti i Presidentit Pendarovski, ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me nderime shtetërore ushtarake dhe me pas do të zhvillojnë një takim tet-a-tet dhe më pastaj do të ketë takim plenar të delegacioneve të të dy vendeve.
Gjatë vizitës, Pendarovski në Pejë do të vizitojë edhe Komandën rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në kuadër të KFOR-it.