Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku u zhvilluan bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.
Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.
Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku po zhvillohen bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë.
Po ashtu, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, i tha Gazetës Express se për detajet e këtij aksioni do të njoftohet më pas.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha ajo.
Foto: EO




Të tjera
Lajme Opinione
Sejdiu: 48% e qytetarëve nuk mund të përballojnë shpenzime të papritur prej 200 eurove
Analisti i njohur Dardan Sejdiu ka
Aktuale
Dalin para gjyqit të akuzuarit në rastin “Banjska”
Të akuzuarit për sulmin në Banjskë
Aktuale
Rinumërimi shtyn certifikimin e rezultateve, rrezikohet shkelja e afatit për presidentin
Procesi i rinumërimit të votave nga