Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen.
Gola s’ka haber: Nuk e di çka ka folë Mimoza për pagat e grevistëve, më duhet të flas me ministrin
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se mbetet të shihet si të veprohet tutje, pasi sipas saj, kompenzimin duhet bërë nga ana e sindikatës.
Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nëse deri të enjten nuk ekzekuton pagat për grevistët./Botapress.info/