Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka shënuar dy vjetorin e saj që është duke udhëhequr vendin tonë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kurtit2 për punët e saj brenda kësaj kohe.
Krasniqi ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, duke shkruar “sukseset” e kryeministrit Kurti.
‘”Sukseset” e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!” – ka shkruar Krasniqi në mbi shkrimin e videos.
E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj
Në videon e publikuar nga kreu i PDK-së duke ironizuar ka përmendur ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë 2 viteve të qeverisë Kurti.
PDK e ka filluar me aferën që dyshohet se është i përfshirë ambasadori, Martin Berishaj, zhdukja e mostrave të Astrit Dehari, marrëveshja e Kurtit me Vuçiqin në Ohër, duke përfshirë Asociacionin, Vettingun, vendet e reja të punës dhe të tjera.