Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë bashkëqeverisur asnjëherë së bashku, por shumë ish- zyrtarë, ish-deputetë, ish-të përzgjedhur, të propozuar e të votuar nga Qeverisja e PDK-së e që sot janë në Vetëvendosje, kanë përfituar poste e privelegje, si deputetë e poste të tjera falë PDK-së.
Një nga profiterët e PDK-së është edhe Sami Kurteshi.
Në fakt vëllezërit Kurteshi, Ismajl e Sami Kurteshi kanë lidhje tradicionale me Partinë Demokratike të Kosovës dhe më Hashim THacin.
Ismajl Kurteshi ka qenë depiutet i PDK-së dhe një nga njerëzit më të afërt të Hashim Thacit prej themelimit të saj. Ai mbahet mend në një parakalim nëpër Prishtinë bashkë me Thacin e zyrtarët e saj që përcillej nga persona të armatosur, në vitet e para të pasluftës.
Ndërkaq Sami Kurteshi mbahet në mend si Ombduspersoni i parë shqiptar apo Avokati i parë shqiptar i Popullit të Kosovës.
Gjatë mandatit të tij si Avokat i Popullit, ai mbahet mend si “grindavec” që
i shpalli luftë” fillmisht ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanit e më pas edheë ish-presidentes Atifete Jahjaga. Kurteshi i përplas edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar; shefin e Misionit të EULEX, Gabriel Meucci; për pengim të hetimeve siç kishte thënë që istitucioni i Avokatit të Popullit ishte duke zhvilluar, lidhur me dyshimet për shkelje ligjore dhe kushtetuese të kryera nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me emërimin e tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.
Egon e tij dhe prirjen për konflikte jo vetëm verbale e ka shpërfaqur edhe gjatë kohës sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
Por kur në arriti të marrë vota të mjaftueshme për deputet, Vetëvendosja e akomodoi në KQZ.
Nga kjo “tribunë” e pavarur institucionale, opinioni e mban në mend Sami Kurteshin për përplasjet arrogante dhe tensionimet me ish-kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën, në mbledhjet e këtij institucioni të pavarur. Madje jo njëherë janë ndërprerë mbledhjet për shkak të arrogancës së Sami Kurteshit.
Arroganca e Sami Kurteshit kohëve të fundit ka eskaluar edhe në përplasje e dhunë fizike. Kështu përderisa në mbledhjen e parafundit të KQZ- ai “urdhëroi” Burim Ahmetajn e KQZ-së dhe gazetarët që të vendosin maska ose “të dalin përjashta” nga mbledhja e KQZ-së.
Ndërkaq sot gridnaveci Sami Kurteshi ka eskaluar në sulm e dhunë fizikine ndaj një anëtari të KQZ-së.
O bre, PDK-ja është plot mëkate: ja kë e pat zgjedhur Avokat të Popullit, “grindavecin” e KQZ-së: Sami Kurteshin ose Sami grindavecin!