Bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës që nga 15 prilli, ka vënë në pah mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për të kapërcyer situatën e krijuar.
Profesori i së drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu, tha për RTV21 se gjendja e krijuar në Kuvend tregon se zgjedhjet e reja janë afër dhe se tashmë sipas tij ka shenja të një parafushate zgjedhore nga përfaqësues të partive politike. Megjithatë ai vlerëson se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt dhe janë në dëm të vendit.
“Patjetër (se do të shkohet në zgjedhje), nuk do ketë zgjidhje tjetër, nuk mund të zgjas kjo odesiadë e tillë parodike, teatrale madje edhe e pandershme nga të dy palët ndaj votuesve dhe shteti. Mendoj që s’do mund të zgjasë shumë dhe patjetër që do të ulen dhe të merren vesh për zgjidhjen e duhur në Kuvend dhe me një marrëveshje për shkuarje në zgjedhje të reja që do të thotë pas konstituimit të Kuvendit, të bëhet shpërbërja e parlamentit…. Patjetër (që janë afër) tanimë shohim shenja dhe simptoma të një parafushate nga akterë të ndryshëm. Askujt nuk i konvenojnë zgjedhjet është dëm i madh çdo sekond që po humbet në këtë odesiadë absurde… pasojat janë të pariparueshme për Kosovën”, tha Baraliu.
Partitë politike tashmë veçse kanë shprehur gatishmërinë për shkuarje në zgjedhje në rast se nuk tejkalohet kriza ndonëse disa nga to këtë mundësi e shohin si opsion të fundit



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen