Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në një konferencë rajonale mbi praktikat anti-korrupsion, tha se “do t’ia kthejmë pasurinë popullit, pasurinë që ia zhvatën politikanët”, duke iu referuar Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, për të cilin tha se “do të hyjë në fuqi së shpejti”.
Kurti tha se do të luftohen “ata që u pasuruan në shpinë të popullit” dhe se pret që ai “të mos vonohet” me rishikime kushtetuese siç ishte rasti në miratimin e parë, ku u gjetën një mal shkeljesh kushtetuese.
Ai po ashtu fajësoi Gjykatën Kushtetuese që me “vonimin e reformave” të synuara kanë “lënë në fuqi elemente të qeverisjeve të vjetra”.
“Ata që janë pasuruar në shpinë të popullit do t’i përgjigjen Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme që hyn në fuqi së shpejti, i punuar sipas standardeve të Komisionit të Venecias, e me të do t’ia kthejmë pasurinë popullit, pasurinë që ia zhvatën politikanët e që nuk u përket atyre”, tha Kurti.
“Natyrisht kjo nëse nuk do t’i nënshtrohet pritjes 10 mujore apo edhe një vjeçare të kontrollit kushtetues – e cila Gjykatë Kushtetuese ka shërbyer për të vonuar çdo reformë të nisur, për të mbajtur në fuqi për pasojë elemente të qeverisjes së vjetër”, shtoi ai.
Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë në vend, për të cilët tha se “janë dikur te rreth çerekut” të besimit të qytetarëve, ndërsa për qeverisjen e vet tha se “jemi në 53%”.
“Gjyqësori nuk e ka as gjysmën e besimit qytetar që e gëzon qeveria e Kosovës. Mbështetja ndaj qeverisë në maj 2023, sipas UNDP-së, është 53%, apo gati dy dyfishi i gjykatave. Rrotull çerekut janë”, tha ai.
“Jo shumë kohë më parë, 2018-2019, Kosova paraqitej si shtet i kapur në dokumente të BE-së, korrupsioni endemik e sistematik shtrihej në tërë institucionet publike… Një shpërndarje e tillë korrupsioni institucional…nuk lejonte zhvillimin demokratike as s’e lejonte integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare…Nuk guxojmë as të harrojmë e as të falim”, tha ai.
“Korrupsioni ishte i strukturuar nga nivelet më të larta dhe përfshinte një gamë të gjerë agjencish qeveritare. Strukturat administrative hierarkike ishin të kontrolluara politikisht… Këto tashmë i kemi ndalur, këto nuk kthehen dhe ajo epokë e zymtë për vendin ka përfunduar”, tha mes tjerash Kurti.



Të tjera
Aktuale
Korrespondenti i BBC për siguri: A është serioz kërcënimi i fundit i Trump ndaj Iranit?
BBC –Frank Gardner, – Në një
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth