Xhevdet Pozhari, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia e ka quajtur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu “zonja e hekurt”.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zonja e hekurt” me punën e saj qysh tani e vulosi Vettingun dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.
Pozhari tutje ka thënë se PDK-ja është anku në Kushtetuese për Byronë, por sipas tij për të gjithë ka qenë veprim i pritshëm.
“Me “Zonjën e hekurt” që me punën e saj qysh tani vulosi Vettingun dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. PDK-ja ish anku në Kushtetuese për Byronë, por besoj për të gjithë ka qenë veprim i pritshëm.” – ka shkruar Pozhari.