hefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Tahiri tha se te Thaçi pa shpresë kurajo të jashtëzakonshme e besim.
Postimi i plotë:
Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që ia humb kuptimin mureve rrethuese. Kjo është përshtypja nga vizita që pata sot tek Presidenti Thaçi, i cili, si gjithmonë, me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën. Motivi që e mban atë dhe shokët e tij tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës. Prandaj, si çdo herë e më shumë se çdo herë, shpresë, kurajo dhe besim, se këto mure nuk janë vendqëndrim, por vendkalim drejt të vërtetës së plotë, të cilën qytetarët e Kosovës presin të shpaloset shpejt, teksa i mirëpret si çlirimtarë, Hashim Thaçin dhe shokët e tij.



Të tjera
Lajme
E dhimbshme: Vdes papritur 48-vjeçari gjatë një varrimi në Prizren
Një rast i hetimit të vdekjes
Ekskluzive Lajme
Dosja Epstein, dalin dokumente të reja me akuza kundër Trumpit
Dokumentet e FBI-së në lidhje me
Lajme
Sa pritet të zgjasë lufta kundër Iranit, tregon ushtria amerikane
Sulmi amerikano-izraelit në Iran ka hyrë